E rëndë në Volos, shqiptari gjendet i vdekur në banesë

0

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Volos të Greqisë duke tronditur të gjithë komunitetin lokal për ngjarjen e papritur.

Bëhet e ditur se personi që ndërroi jetë jetonte në Nea Ionia dhe u gjet i vdekur nga të afërmit e tij.

45-vjeçari shqiptar nuk i është përgjigjur telefonatave të miqve të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe kanë mbërritur në shtëpinë e tij, ku e kanë gjetur të vdekur. Ndërkohë trupi i tij do i nënshtrohet autopsisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu