Një 24-vjeçare raportohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Losnik, ku 24-vjeçarja, nënë e një fëmije, kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.
Sipas “FaxNews”, ajo quhet Rexhina Dervishi, dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas. Trupi është sjellë në morgun e Pogradecit.