Një 27-vjeçar ka goditur me mjet prerës gjyshin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. I riu me inicialet R.R, banues në Vlorë goditi për arsye ende të paditura gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është vënë në pranga dhe do të akuzohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
‘Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. R., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.