E rëndë! Nxënësi 16-vjeçar plagos për vdekje mësuesen gjatë orës së mësimit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një gjimnazi në Francë, ku nxënësi 16-vjeçar ka plagosur për vdekje mësuesen e tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë orës së mësimit, ku i riu ka plagosur me thikë mësuesin e tij të spanjishtes.

Mësohet se pas ngjarjes, autori është arrestuar ndërsa profesorja 50-vjeçare ka ndërruar jetë menjëherë.

Arsyet e sulmit mbeten të panjohura për momentin, ndërsa ministri francez i Arsimit ndodhet në një vizitë urgjente në qytetin francez Saint-Jean-de-Luz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu