E RËNDË/ Plagosen me armë zjarri 2 të rinj në orët e para të mëngjesit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Sarandë. Sipas informacioneve në dispozicion, janë plagosur me armë zjarri dy persona: S. I 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J 33 vjeç, banues në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryhet krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu