E rëndë/ Po pastronte dritaren e banesës, gruaja humb kontrollin dhe bie nga kati i 6-të, ndërron jetë menjëherë

0

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte. Mësohet se 68-vjeçare me iniciale M.S ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu policia bën të ditur se e moshuara po pastronte dritaren e banesës kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu