Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali pasi një 14 vjeçare është detyruar nga prindërit e saj që të kryejë marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçar, i cili ishte “kumbari ” i të miturës, kundrejt përfitimit të bukës për familjen.
Sipas Repubblica.it ngjarja ka ndodhur në Katania, ku prindërit përkatësisht 49 dhe 41 vjeç kishin bërë pazar me mikun e familjes 43 vjeçarin dhe në këmbim të të ardhurave dhe ushqimit i kishin dhënë të miturën, vajzën e tyre. Të dy prindërit dhe abuzuesi vajzës janë arrestuar nga policia e Katanias.
Të arrestuarit akuzohen për dhunë seksuale ndaj të miturës, rrëmbim, transferim substancash drogë, ilegale posedimi dhe mbajtja e armëve pa leje.