E rëndë/ Punëtori 36-vjeçar bie nga lartësia në kantier ndërtimi dhe vdes në vend

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në Shëngjin.

Një 36-vjeçar humbi tragjikisht jetën teksa punonte në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës. Punëtori ra nga lartësia e kantierit, në gropën e ashensorit ku po punonte, duke gjetur vdekjen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune-Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti”, tha edhe policia e Lezhës në një njoftim paraprak për ngjarjen.