E rëndë/ Spitalet ishin plot me pacientë të infektuar me Covid, vdes 73-vjeçari

0

Së fundmi mendiat ndërkombëtare raportojnë se një 73-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi nuk arriti që të shtrohej në spital.

I moshuari Ray DeMonia nuk ishte infektuar me Covid por kishte probleme me zemrën, ndërsa spitalet janë plot me pacientë të infektuar me virusin famëkeq.

Pacienti vdiq në një spital të Mississippi, sepse nuk kishte shtretër klinikë të Njësisë së Kujdesit Intensiv aty pranë, tha vajza e tij Raven DeMonia për The Ëashington Post.

Në nekrologjinë e DeMonia, familja bëri apel që të gjithë të vaksinoheshin për të parandaluar që të tjerëve tu mohohej kujdesi për shkak të mungesës së vendeve të lira, raporton CNN.

“Për shkak të COVID 19, stafi i urgjencës i CRMC kontaktoi 43 spitale në 3 shtete në kërkim të një shtrati të Njësisë së Kujdesit Intensiv Kardiak dhe më në fund u vendos në një në Meridian, MS.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu