E rrahën bashkë me babanë dhe i vodhën makinën, futbollisti i Lazio-s përfundon në spital

0

Frikë e madhe për lojtarin e Lacios, Raul Moro. Sulmuesit spanjoll iu grabit makina në orët e vona të së enjtes, teksa po udhëtonte së bashku me të atin. Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, rreth orës 23 një bandë prej katër personash, të maskuar si agjentë, ndaloi Mercedesin e futbollistit dhe pasi kishte rrahur të dy në makinë, morën në zotërim mjetin.

Menjëherë pas kësaj grabitësit u larguan. Pasi kanë marrë ndihmën e parë nga policia, Raul Moro dhe babai janë transportuar në spital. Policia është duke punuar për rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu