– Suraj Kumar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij me një pickim kobre.
Suraj, i cili punonte si agjent grumbullimi për një bankë lokale, u takua me gjuetarin e gjarpërinjve Suresh në shkurt të vitit të kaluar dhe bleu prej tij nepërkën e Russell për 10 mijë rupi. Ai e mori gjarprin në shtëpi në një enë plastike dhe e fshehu nën një grumbull dru zjarri në një kasolle.
Suraj dhe Uthra 26 vjeç ishin takuar dy vite më parë. Babai i Suraj ishte një shofer dhe nëna e tij një shtëpiake. Uthra e kishte vështirësi në të mësuar, vinte nga një familje shumë më e pasur.
Sipas hetuesve Suraj ishte i vendosur të vriste gruan e tij, t’i vidhte paratë e saj dhe të martohej me një grua tjetër.
Më 27 shkurt, Suraj e lëshoi gjarprin në katin e parë të shtëpisë së tij, thanë hetuesit, dhe i kërkoi gruas së tij të ngjitej lart për të marrë telefonin e tij celular. Uthra pa nepërkën të mbështjellë në dyshemenë e mermerit dhe ngriti alarmin, i tha nëna e saj policisë. Suraj doli, e mori gjarprin me shkop dhe doli nga shtëpia për ta vendosur sërisht në enë.
Natën e 2 marsit, Suraj u përpoq përsëri. Ai e lau gotën e gruas së tij me qetësues dhe e lëshoi nepërkën në dhomën e gjumit ndërsa ajo flinte. Këtë herë, thanë hetuesit, gjarpri sulmoi. Uthra u zgjua duke bërtitur nga dhimbja, pasi u kafshua në këmbë dhe në moment Suraj e hodhi gjarprin nga dritarja.
Familja e dërgoi Uthrën në spital, ku mjekët e shpallën atë të vdekur nga helmimi dhe më pas lajmëruan policinë. Pas denoncimit nga prindërit e Uthrës, policia arrestoi Suraj më 24 maj në lidhje me vdekjen e pazakontë të gruas së tij. Pas një hetimi 78-ditor filloi gjyqi.
Skena e krimit u rindërtua, duke përdorur një kobër të gjallë, një person që mbante gjarprin dhe viktimën në shtrat.
Burimi: BBC