E rrallë në Lojërat Olimpike. Sportistja mbyll garën dhe i propozon të dashurit për martesë

0

Lojërat Olimpike “Paris 2024” vijojnë të dhurojnë emocione, kjo jo vetëm në pistë. Ndër të tjera, olimpiada duket se është kthyer edhe në një “ogur fatsjellës” për çiftet, pasi kanë ndodhur shumë propozime.

Megjithatë, ai i sportistes franceze Alice Finot, ishte pak më i veçantë pasi nuk është shumë e zakonshme që një vajzë t’i kërkojë dorën për martesë të dashurit. Francezja mori guximin pas finales së garës së 3000 metrave me pengesa, ku doli në vendin e katërt në botë. Ajo shfrytëzoi rastin duke i propozuar partnerit në qytetin e të dashuruarve.

Në këtë mënyrë, ajo ka mbajtur një premtim të bërë përpara garës, pasi i kishte thënë partnerit se nëse do të përshkruante garën nën 9 minuta do të kërkonte që të martoheshin dhe kështu ndodhi pasi ajo u rendit e katërta me kohën 8’58”67.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu