E RRALLË! Një person kaloi kufirin e fortifikuar të Koresë së Jugut e futet në Veri

0

Një person i paidentifikuar ka kaluar kufirin e fortifikuar në Korenë e Veriut. DW shkruan se lajmi është bërë me dije nga ushtria e Koresë së Jugut.

Shefi i Përgjithshëm i Shtabit (JCS) tha se kreu një operacion kërkimi pasi zbuloi personin rreth orës 21:20 të së shtunës me anë të në pajisjeje vëzhgimi në anën lindore të Zonës së Çmilitarizuar e cila ndan dy Koretë. Por, pavarësisht vëzhgimit, person në fjalë nuk u arrit që të kapej.

“Kemi konfirmuar se personi ka kaluar kufirin e vijës së Demarkacionit Ushtarak rreth orës 22:40 dhe ka dezertuar në veri,”- tha Shefi i Përgjithshëm i Shtabit, duke shtuar se nuk mund të konfirmonte nëse personi ishte gjallë.

Shefi i Përgjithshëm i Shtabit i dërgoi një mesazh Koresë së Veriut të dielën në mëngjes për të garantuar sigurinë e personit në fjalë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në korrik të vitit 2020, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shpalli një emergjencë kombëtare dhe kufijtë pasi një dezertor për të cilin ai tha se kishte simptoma të COVID-19 kaloi ilegalisht kufirin në Veriu nga Jug.

Dy Koretë janë të ndara përgjatë kufirit më të armatosur në botë, të quajtur Zona e Çmilitarizuar. Rreth 2 milionë mina janë vendosur brenda dhe pranë zonës 248 kilometra të gjatë dhe 4 kilometra të gjerë, e cila ruhet gjithashtu nga gardhe me tela me gjemba, vendstrehime tankesh dhe trupa luftarake nga të dyja anët. Dezertimi përmes kësaj zone kufitare janë të rralla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu