Pas debateve të shumta me balerinin Ilir Shaqirin, aktori Donald Veshaj teksa ka folur me banorët e ka krahasuar atë me një tost. Donaldi i është referuar faktit që tashmë debatet mes tyre janë bërë monotoni dhe nuk mërzitet më.
“E shikoj si tost atë, si tost. E vetmja pikëpyetje që kam për Ilirin unë është t’i hedh keçap apo majonezë. Kaq, nuk mi heq dot sytë që kam nga vendi e ta mohoj këtë gjë që shikoj”, -tha Donaldi.
Marrëdhënia mes Iliri dhe Donaldit është e përfshirë në debate dhe keqkuptime të një pasnjëshme. Të dy banorët shihen si konkurrentë të fortë në shtëpinë e Big Brother Vip, madje janë akuzuar shpesh se i kanë ndarë banorët në dy grupe të mëdha.





