E solli në jetë në moshën 17-vjeçare, para tij kishte humbur një fëmijë, Gent Zenelaj bën dedikimin prekës për të ëmën

0

Gentian Zenelajn jemi mësuar ta shohim si aktor, por gjatë viteve të fundit dhe si moderator në një emision inverstigativ. Por ai është edhe një bashkëshort dhe baba i përkushtuar.

Megjithatë gjatë emisionit “E ardhmja është vajzë”, Zenelaj ka emocionuar me dedikimin prekës ndaj të ëmës. Ai rrëfeu se kishte lindur pas një tragjedie, ku prindërit e tij kishin humbur një fëmijë më parë.

Këto dhe shumë sprova në jetë sipas Zenelajt e kanë bërë nënën e tij një femër shumë të fortë. Ai i premtoi se do qëndrojë pranë saj tashmë që vitet po kalojnë.

“Jam djali i madh. Ata kanë humbur një fëmijë përpara meje dhe unë isha djali që erdhi pas një humbjeje shumë të madhe. Mamaja ime ishte shumë e re dhe humbja e një fëmije në një moshë të tillë ishte shumë e dhimbshme.

Ardhja ime ka qenë një gëzim i madh, ka qenë një forcë shumë e madhe sepse mamaja ime ishte 17 vjeç. Dhe ma ka thënë një herë që ngrihesha natën dhe shikoja, të numëroja frymëmarrjet dhe unë për dreq kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Pra duhet të kishte lindur Erjoni përpara meje se ka qenë shumë i qetë. Këtu e lije, pas 4 orësh aty e gjeje.

Të kam lodhur, e di që të kam lodhur, por ti e di se sa shumë të dua sot dhe sa do të dua gjithmonë. Je një nga motivimet e mia në jetë. je një femër shumë e fortë, femër që jeta të ka përplasur me vështirësi shumë të mëdha, por tani që pak nga pak vitet e tua po ndjehen, do jem unë aty kështu që gjithmonë do të të dua shumë, të kam zemër”, tha ai.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu