E spiunuan fqinjët, policia e ndjek, shqiptari që po kultivonte kanabis në shtëpi hidhet nga dritarja

0

Pothuaj çdo ditë mediat britanike raportojnë raste të arrestimeve të shqiptarëve që kanë kthyer shtëpitë në ferma kanabisi. Një tjetër shqiptar është arrestuar në Darwen. Në shtëpinë fermë u gjetën 300 bimë të kultivuara.

Një zyrtar britanik tha se rasti u zbulua pas denoncimit të qytetarëve. “Pas mbërritjes, një numër personash vrapuan nga shtëpia duke u larguar.

Njëri u arrestua pasi u hodh nga një dritare e katit të parë, por pas një ndjekje të shkurtër policore u prangos. Ne do të dëshironim të falënderonim komunitetin për ndihmën e tyre të vazhdueshme.

Ky është krim i organizuar, që të çon në kriminalitet, dhunë dhe dëmtim të shëndetit. Ne do të vazhdojmë të marrim masa dhe t’i sjellim ata që janë të përfshirë para drejtësisë” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu