E ‘spiunuan’ qytetarët, arrestohet 17-vjeçari në Mamurras

0

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje, në banesë.

Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga një 17-vjeçar, që mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu