E tmerrshme! Publikohet videoja tronditëse e vajzës që u vra me shpatë në mes të Stambollit

0

Kanë dalë pamjet dramatike të sulmit dhe vrasjes me shpatë të një vajze në mes të Stambollit.

Basak Cengiz u sulmua mbrëmjen e së martës nga 28-vjeçari Jan Goktuk Boz teksa po shëtiste në Ataxehir të Stambollit. Sipas mediave të huaja, autori i është afruar nga pas dhe e ka qëlluar atë me shpatë samurai 75 cm të gjatë.

Vajza u përpoq të largohet, por ai e godiste vazhdimisht, pavarësisht britmave të saj, autori priti derisa ajo të shtrihej përtokë dhe mos të lëvizte më. Më pas, ai iku duke mbajtur shpatën. E reja ishte e mbuluar me gjak dhe e plagosur rëndë. Ajo u dërgua në një spital privat në Ataxehir, por nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra. Autori, i cili jetonte i vetëm në një kompleks luksoz, u arrestua dhe në dëshminë e tij tha se kur doli nga shtëpia kishte vendosur të vriste një grua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu