E tmerrshme/ Tentoi të mbysë në plazh fëmijët e tij, policia arrin të shpëtojë të miturit sekondat e fundit

0

Një burrë është arrestuar në SHBA pasi u kap duke u munduar të mbyste dy fëmijë të vegjël në një plazh. Sipas autoriteteve amerikane një oficer kishte qenë në patrullë në qytetin West Haven, Connecticut , kur pa një makinë tip “SUV Nissan” të parkuar në plazh rreth orës 2:30 të mëngjesit të djeshëm.

Më pas oficeri iu afrua automjetit dhe dëgjoi ulërimat e fëmijëve që vinin nga uji, raportojnë mediat e huaja. Departamenti i Policisë së West Haven tha se ndërsa oficeri po iu afrohej ulërimave, pa se një burrë dhe dy fëmijë të vegjël ishin në ujë.

“Ndërsa oficeri hyri në ujë, mashkulli i rritur vazhdoi të largohej më tej me fëmijët, dhe u bërtiste oficerëve “qëndroni prapa”, shtuan autoritetet.

Burri po tentonte të mbyste fëmijët e tij në ujë, por fatmirësisht oficerët arritën të shpëtonin të miturit. Nuk specifikohet arsyeja që babai ka tentuar të vrasë fëmijët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu