E tradhëtoi me Beatrix, Bora Zemani do futet sonte në Big Brother dhe do ia ‘plasë’ në fytyrë Donald Veshajt

0

Situatë kritike në BBV. Gjithçka lidhet me çiftin e ri Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj. Tashmë ata janë të dashuruar. Por ka një gjë. Gjithçka ra në kurriz të Borës e cila nuk mund ta kapërdijë kaq lehtë pabesinë.

Moderatorja Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj.

Burimie bëjnë me dije se ka mësuar se sot, në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre.

Megjithatë dashuria duket se zgjati aq pak, saqë aktori vendosi që të niste diçka të re me këngëtaren, ndërsa në javët e parë të hyrjes në shtëpi vendosi vetë të takohej me Borën duke i dhuruar edhe një puthje, edhe pse kjo e fundit kishte ardhur për të takuar mikeshën e saj, Semi Jaupaj.

E gjithë kjo situatë e krijuar po bën namin në rrjet, ndaj duket se sonte do të sqarohet gjithçka!

Puthja me Bora Zemanin

Puthja me Beatrix Ramosaj


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu