E tradhëtoi nervozizmi që tregoi para policëve, qeni i zbulon shqiptarit 70 mijë euro në kroskot

0

Pasi u kap në makinë me një shumë prej 70 mijë eurosh, autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, ku nga kontrolli në banesë, iu gjet një sasi kokainë dhe hashashi.

Makina e shqiptarit u ndalua për një kontroll rutinë, por nervozizmi i shoferit shqiptar bëri që kontrolli të ishte më i detajuar, raportojnë mediat shqiptare.

Fillimisht policia nuk arriti të zbulonte asgjë në mjetin e shqiptarit, por ishte qeni antidrogë, i cili ndihmoi në zbulimin e sasisë së parave që ishin fshehur në kroskotin e mjetit.

Më pas policia vendosi që të zhvillonte kontrolle edhe në dy banesat e shqiptarit, ku edhe këtu qeni arriti të zbulonte një sasi prej 1 kg e 450 gr kokainë, 3 kg e 400 gram hashash, të cilat ishin fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

Ndërkohë u gjetën edhe materiale për paketimin e drogës si dhe 23 mijë euro. Nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu