E trishtë! “Do festonte ditëlindjen, e futa në dhe”/ Shpërthen në lot babai i 29-vjeçares që vdiq 5 ditë pas lindjes

0

29-vjeçarja, Ardita Muça, nuk mundi që t’i gëzohej ardhjes në jetë të fëmijës së dytë. E reja humbi jetën të hënën më 5 korrik, pesë ditë pas lindjes së djalit në Spitalin e Durrësit. Lidhur me ngjarjen e rëndë, familjarët e 29-vjeçares nga Shkallnuri, akuzojnë mjekët për fatin e saj tragjik.

Ata e përshkruajnë Arditën si një vajzë të fortë dhe të shëndetshme. Ndërsa drejtësisë i bëjnë apel për vendosjen para përgjegjësisë së autorëve. Të afërmit e të ndjerës thonë se autoambulanca mbërriti me vonesë dhe nuk kishte mjetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë vajzës.

 

Familjarët e 29-vjeçares kanë paditur në polici mjeken, Migena Prifti, që asistoi në lindjen e së ndjerës. Sipas tyre, mjekja ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk ka injektuar hollues gjaku para lindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu