E trishtë/ Gjendet i vetëvarur në një pemë një 49-vjeçar në Pogradec

0

E rëndë në Elbasan, 44-vjeçari bie nga varka në këndin e lojërave, dërgohet në spital

Një 49-vjeçar është gjetur pa jetë në fshatin Udënisht të bashkisë Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktima është vetëvarur në një pemë.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, trupi po dërgohet në morgun e spitalit për të bërë ekspertizën mjekoligjore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi rastin.

“Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15, në fshatin Udënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu