Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Amaliada të Greqisë, ku një 57-vjeçar shqiptar ka vendosur të mbyllë jetën e tij.
Sipas mediave lokale, shqiptari ka shkuar në një fushë të zonës dhe ka vendosur një litar në një pemë, duke u vetëvarur.
Shoku i tij, i cili po e kërkonte për disa orë, ka zbuluar trupin e tij pa jetë në vendin e ngjarjes.
Komuniteti lokal ka shprehur keqardhje për humbjen e tij, duke theksuar se 57-vjeçari ishte një person punëtor e bënte një jetesë të thjeshtë.