SHBA- Kantautori nga Oklahoma, Jake Flint dhe nusja e tij, Brenda, dukej se nuk lejuan që moti i lagësht t’ua zbehte shpirtin ndërsa shkëmbyen betimet e martesws të shtunën në një shtëpi të largët midis Claremore dhe Owasso. Të dielën në mëngjes, doli lajmi se Flint kishte vdekur në gjumë, vetëm disa orë pasi kishte shkëmbyer zotimet me nusen e tij.
E veja e Flint, Brenda Flint, postoi një video të realizuar me sa duket në dasmën e tyre të shtunën, ku këngëtari shihet duke kërcyer dhe përqafuar nusen e tij të re. “Nuk e kuptoj”, ka shkruar ajo krahas videos.
Tronditja dhe pikëllimi ishin të dukshme në komunitetin muzikor të Oklahomas të hënën kur u përhap lajmi për vdekjen e papritur të Flint në moshën 37-vjeçare. Publicisti i tij prej shumë kohësh, Clif Doyal, konfirmoi për The Oklahoman se kantautori i Red Dirt kishte vdekur në gjumë të shtunën.