E trishtë! Ndahet para kohe nga jeta aktivistja e Partisë Socialiste (Foto+Emri)

0

Lajm i hidhur për qytetin e Kavajës, është ndarë nga jeta në moshë të re aktivistja e Partisë Socialiste Lorena Topi.

Lori, siç e thërrisnin miqtë, nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Ndarja e saj nga jeta ka prekur miqtë e shumtë të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve. “Lori luftoi deri në sekondën e fundit. Qoftë e Xhenetit”, shkruajnë ata në rrjetet sociale.

Ngushëllimet i ka shprehur edhe deputeti i Partisë Socialiste në Kavajë, Etjen Xhafaj.

“Ti ishe deri në fund një shembull i mrekullueshëm thjeshtësie e force, që po lë një boshllëk që nuk mbushet dot, për të gjithë njerëzit që patën fatin të të njohin qoftë edhe pak”, shkruan Xhafaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu