E TRISHTË! Ndërron jetë nëna e reperit të famshëm

0

Nëna e reperit të famshëm Eminem, Debbie Nelson, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se Nelson vdiq më 2 dhjetor, pasi ishte duke luftuar me kancerin e mushkërive. Lajmi për sëmundjen e saj u raportua për herë të parë nga mediat në muajin shtator.

Eminem, i cili tani është 52 vjeç, dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj. Kur ai mori yllin në Hall of Fame, ajo e uroi publikisht.

“Marshall, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për marrjen e yllit në Hall of Fame”, tha ajo.

“Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë”, vijoi Nelson në atë kohë duke shtuar: “Jam shumë, shumë krenare për ty”.

Kujtojmë se babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në vitin 2019 në moshën 67-vjeçare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu