E trishtë/ U sulmuan me thikë në qendrën tregtare, 15-vjeçari vdes duke mbrojtur nënën e tij

0

Një adoleshent “hero” u vra tragjikisht duke u përpjekur të shpëtonte nënën e tij nga një sulm me thikë mbrëmjen e djeshme në Mançester.

Jakub Szymanski, 15 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda, të shkaktuara me thikë pasi u përpoq të mbronte nënën e tij Katarzyna Bastek, rreth të 40-tave, pasi një burrë i sulmoi në një qendër tregtare.

15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq një orë më pas në spital, duke lënë nënën e tij të shkatërruar.

Ndërkohë, policia ka arrestuar një 44-vjeçar të dyshuar si autor të krimit, ndërsa po ashtu dyshohet se ai është një i njohur i gruas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu