Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në një zonë të Kilkisit, ku një burrë ka vrarë me armë gjahu qenin e tij. Personi armën e gjahut e posedonte pa lejen përkatëse.
Burri është arrestuar nga policia, e cila ka sekuestruar armën gjatë kontrollit të banesës. Ndaj tij është vendosur edhe një gjobë administrative prej 30 mijë eurosh.