E TRISHTË/ Vritet me plumb në kokë gazetari 58-vjeçar, ishte kundër të parit të shtetit

0

Një gazetar filipinas që më parë ka punuar me Reuters është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, thanë autoritetet të enjten (9 dhjetor.)

Jesus “Jess” Malabanan, 58 vjeç, u qëllua për vdekje të mërkurën vonë nga persona të armatosur të panjohur ndërsa  ndodhej në një dyqan në Calbayog në provincën e Samar, tha policia.

Ai u qëllua me plumb në kokë dhe vdiq rrugës për në spital. Të dyshuarit janë arratisur dhe po punohet nga policia për identifikimin e tyre dhe motivin e sulmit.

Zëdhënësi i Presidentit Rodrigo Duterte, Karlo Nograles, tha se vdekja e Malabanan ishte një “vrasje tragjike” dhe u kërkoi dëshmitarëve të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.

Task Forca Presidenciale për Sigurinë e Medies po shqyrtonte incidentin, tha Nograles, dhe po “eksploronte të gjitha këndvështrimet, duke përfshirë mundësinë që vrasja të lidhej me punën e tij si gazetar”.

Malabanan ka punuar së fundi me Reuters në raportimin e agjencisë mbi luftën e Dutertes kundër drogës, e cila fitoi një çmim Pulitzer për raportim ndërkombëtar në 2018.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Jesus Malabanan,” tha një zëdhënës i Reuters, duke e përshkruar atë si një “gazetar të talentuar dhe këmbëngulës”.

Vrasja e Malabanan u dënua nga shoqatat e mediave lokale, aktivistët dhe politikanët, duke përfshirë Manny Pacquiao, një kampion boksi në pension dhe pretendent presidencial, i cili i kërkoi policisë të gjente vrasësit e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu