E varur nga konsumimi i drogës? Cara Delevingne mahnit me paraqitjen e saj (FOTO)

0

Modelja britanike Cara Delevingne mahniti me paraqitjen e saj në Kanë, pasi muajin e kaluar shumë ishin të shqetësuar për shëndetin e saj sepse dyshohet se ajo ka probleme me konsumimin e drogës.

Ajo mori pjesë në panairin e marketingut MIPCOM, organizuar nga Reed MIDEM. Për këtë ceremoni ajo ka zgjedhur një fustan të zi të shkurtër dhe taka elegante.
Kjo është dalja e saj e dytë në publik pasi paparacët publikuan një video në të cilën ajo sillej në mënyrë të çuditshme.

Ajo u pa më parë në Paris në prezantimin e koleksionit të modës pranverë/verë 2023, i cili u krijua për nder të legjendarit Karl Lagerfeld.

Kujtojmë, fotografët e filmuan teksa po priste transportin për në aeroportin Van Nuys në Los Angeles.

Teksa bënte një telefonatë, ajo u rrotullua dhe tundi krahët në mënyrë të pakontrolluar, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ajo ende nuk ka bërë të ditur akoma asgjë për këtë ngjarje.