E veçantë në Katar/ Tifozi meksikan tenton të fusë alkool në stadim përmes dylbive!

0

Botërori i Katarit është i veçantë për shkak se në stadiume nuk lejohet alkooli, madje edhe në shumë zona publike të qyteteve. Ka vetëm vende të caktuara ku mund të konsumosh alkool.

Megjithatë nuk mund të mungonin fantazitë e tifozëve meksikanë, të cilët njihen për konsumimin e alkoolit, veçanërisht “tequila-s”.

Një prej tyre kishte arritur të fuste alkool brenda në dylbi, por plani ka dështuar në “filtrin” e fundit që ai ka kaluar. Një nga rojet e sigurisë e ka marrë dylbinë dhe i ka hapur tapën.

Pavarësisht se tifozët, që ishin në stadium për ndeshjen me Poloninë, thanë se dylbitë i duheshin për të parë nga larg, roja i sigurisë e bëri punën e tij dhe i kapi rrengun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu