Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka uruar Kosovën 16-vjetorin e Pavarësisë.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën shfaqet e veshur kuq e zi, simbolet e flamurit kombëtar.
Sakaq, Rita e ka shoqëruar këtë foto dhe me një urim në gjuhën shqipe, duke shkruar: “Gëzuar 17 shkurtin! Dita e Pavarësisë së Kosovës”.