E veshur me bikini këngëtarja shqiptare tregon format e saj trupore

0

 

Disa javë më parë, Bebe Rexha publikoi një video të saj në rrjete sociale, në të cilën shfaqej krejtësisht naturale pa asnjë lloj filtri dhe pa grim në fytyrë. Këngëtarja zbuloi se edhe ajo is gjithë njerëzit e thjeshtë ka strija në trup, nuk ka forma perfekte dhe në fytyrë ka shenja lodhjeje.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, shkroi Bebe , duke thyer çdo lloj tabuje për shfaqje të tilla në rrjete sociale.

Ndërkohë së fundmi ajo ka ndarë një tjetër video, ku shfaqet e veshur me bikini dhe tregon si është trupi i saj në realitet. Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje. Këngëtarja ka nxitur kështu të gjithë ndjekësit e saj, që të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment dhe të tregojnë si duken realisht përtej filtrave.

“Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”, ka shkruar Bebe përkrah videos së saj dhe fansave që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka folur gjithmonë hapur për format e saj trupore, për të cilat shpesh ka rënë pre e paragjykimeve. Së fundmi ajo dha dhe një mesazh me vlerë për të gjithë njerëzit, që duhet ta duan trupin e tyre në çdo lloj forme.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkroi Bebe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu