“E vranë me plumba të ndryshkur”, bashkëpunëtorja e Ivanoviçit: Dyshime për hetimin

0

– N/kryetarja e iniciativës civile “Serbi, Demokraci dhe Drejtësi” në Kosovë, Ksenja Bozhoviç hedh dyshimet rreth hetimeve të bëra për vrasjen e ish-kryetarit të saj Oliver Ivanoviç në 16 janar 2018 pranë shtëpisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Në seancën gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën e Prishtinës, zyrtarja e lartë e partisë së minoritetit serb në Kosovë tregon se policët që mbikëqyrën vendngjarjen i treguan se Ivanoviç ishte qëlluar me plumba të vjetër dhe të ndryshkur, ndërsa pati pakënaqësi rreth për vaktinse vendi i krimit është rrethuar me shumë vonesë.

“20 minuta nuk e kanë siguruar vendin ku është vrarë, qytetarët aty para kanë kaluar. Nga provat e para nga vendi i ngjarjes nga dita e parë kam folur edhe sot pas 4 vjetëve, hetimi nuk është bërë ashtu siç duhet. Dyshimi ekziston në gjithë ato prova që i kemi marrë. Më 16 janar 2018 në mëngjes në ora 8:15, sekretaresha më thirri në telefon, i cili nuk ka pasur zile. Pastaj ka thirrur në telefonin e burrit tim ku i ka thënë se Oliveri është rrëzuar para zyrës. Unë shumë shpejt kam shkuar, pasi afër jetoj dhe kur kam mbërri ndihma e shpejtë veçse ishte nisur në spital. Në zyrë kanë qëndruar policë dhe në pyetjet time se çfarë ka ndodhur më është përgjigjur se Oliveri ka pasur një sulm në zemër. Në moment të parë kam besuar, por kur i kam parë gëzhojat përpara e kam pas të qartë. Aty e kam pyet policin se çka janë këto gëzhoja, i pa interesuar i ka shikuar dhe më ka thënë se këto gëzhoja janë të vjetra dhe ndryshkura. Pastaj kam thirrur në spital dhe kam marrë informacionin se Oliver është gjuajtur me armë”, u shpreh në seancën gjyqësore n/kryetarja e SPD-së Ksenja Bozhoviç.

Ish-politikani serb në Kosovë u ekzekutua me 6 plumba mbrëmjen e 16 janarit 2018 pranë shtëpisë së tij nga persona të panjohur. Në Serbi, por edhe në Kosovë ka pasur pretendime se vrasja e tij është kryer për motive politike.