E vranë në sy të bashkëshortes, arrestohet vrasësi i dyshuar i Ahmet Toskës

0

Është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës, mëngjesin e 26 tetorit në Fier.

Njoftohet se në pranga është vënë 52-vjecari F.H. Arrestimi është bërë me urdhër të prokurorisë pas analizimit të provave.

Lexo edhe: 6 plumba ndaj 50-vjeçarit, 12 kamera mund të “tradhtojë” autorët

Toska u ekzekutua gjashtë plumba mëngjesin e 26 tetorit ndërsa po shoqëronte për në punë bashkëshorten e tij. Rruga në të cilën ai u vra, ishte itinerari i përditshëm që viktima bashkë me gruan e tij ndiqnin, për të shkuar në punë.

Sipas dëshmive të banorëve të lagjes, viktima mund të jetë ngatërruar kurse ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”.

Njoftimi i policisë

Fier

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu