E vranë në sy të djalit! Ky është 42-vjeçari që ngriti në këmbë policinë

0

Mediat ruse kanë publikuar detaje nga ekzekutimi një natë më parë në sy të të birit të një 42-vjeçari në lagjen “Moschato” të Pireut në Greqi.

Mësohet se bëhet fjalë për një personazh të njohur në rrethin e mafias gjeorgjiane, i njohur me emrin “Sotiko”.

Dyshohet se edhe vrasja e tij ka të bëjë pikërisht me përplasjes mes anëtarëve të grupeve mafioze gjeorgjiane, të cilat janë të shtrira gjerësisht edhe në Greqi duke u fokusuar te shpërndarja e drogës, trafiku i armëve si edhe prostitucioni.

Mediat greke raportojnë se 42-vjeçari ka një të shkuar të pastër në Greqi, megjithatë hetimet vazhdojnë në lidhje me aktivitetin e tij pasi vrasja duket të jetë një larje hesapesh e pastër, ç’ka bën autoritetet të dyshojnë se bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu