E vrau pas debatit për qeranë, dënohet me 22 vite burg 35-vjeçari

0

SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 22 vite burg shtetasin Lekë Vuksani, autor i vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 maj të vitit 2023.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 35-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” në Shkodër. Gjatë një hetimi afro 1 vjeçar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, 52 vjeç, i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore.

Viktima përpara se të ndodhte vrasja kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35 vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Autori i krimit nuk ka rënë dakord dhe mendohet se situata ka agravuar deri në vrasjen e 52 vjeçarit Petrit Vuksani. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qënë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu