E zë korenti në banesë, vdes 52-vjeçarja në Tiranë

0

Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

‘Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.’- njofton policia.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu