Ngjarja ndodhi në fshatin Herticë të komunës së Podujevës. Një 56-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e ka zënë poshtë zetori.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai u shpreh se vdekja e viktimës është njoftuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 17:00 është raportuar se në fshatin Herticë të komunës së Podujevës një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit të mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.