E zhdukur prej 10 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçares

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Mersin të Turqisë, ku ekipet e shpëtimit gjetën trupin e pajetë të një vajze vetëm tre vjeçe. Mediat vendase raportojnë se ajo ishte shpallur e humbur dhjetë ditë më parë, kur familja njoftoi policinë se nuk kishte asnjë gjurmë të së bijës.

Pas denoncimit të familjarëve ekipet nën koordinimin e guvernatorit të qarkut Yunus Emre Bayrakli, filluan një operacion kërkimi.

Ekipet gjatë kërkimit, i cili zgjati 10 ditë u nevojitën skanuan vendin si nga ajri ashtu edhe nga toka.

Vajza u gjet vetëm 7 kilometra larg familjarëve të saj dhe policia po heton shkaqet e ngjarjes dhe nëse është ushtruar dhunë ndaj fëmijës për të kuptuar edhe rrethanat, në të cilat ajo vdiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu