Ed Sheeran ndan urimin e ëmbël për gruan e tij, mos ndoshta lajmëroi edhe largimin nga muzika

0

Ed Sheeran ka ndarë një foto të rrallë të martesës së tij me një pamje të tij dhe gruas Cherry Seaborn për ditëlindjen e saj të 30-të.

Ed postoi një foto të çiftit të shtrirë së bashku, me krahët rreth njëri-tjetrit. Dyshja tashmë të martuar kanë qenë të dashuruar që kur ishin fëmijë pasi janë rritur së bashku në të njëjtin qytet. Ata rindezën romancën e tyre në vitin 2014 dhe u martuan në një ceremoni të vogël pesë vjet më vonë.

“Dasma e vërtetë mes meje dhe Cherry ishte një mbledhje e vogël, me pothuajse asnjë njeri me ne. U bë natën në një ditë të rastësishme në mes të janarit, në mes të askundit. Askush nuk e dinte, askush nuk erdhi, ndezëm qirinj dhe u martuam, u kthyem dhe pimë një pije.”

Më pas ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur Lyra Antarctica, në shtator 2020.

Vitin e kaluar, Ed tha se planifikon të heqë dorë nga turnetë e mëdha pas këtij, në mënyrë që të mund të kalojë më shumë kohë me Cherry dhe Lyra.

Ai tha se do t’a urrente të kalonin 20 vjet dhe të kishte një marrëdhënie të largët me fëmijët e tij që sepse ai kishte zgjedhur punën mbi ta.

Ai shtoi: “Unë mendoj se ka të bëjë me gjetjen e ekuilibrit me këtë dhe mendoj se ky turne i radhës që po vazhdoj, pasi të mbarojë nuk mund ta shoh veten duke shkuar në turne tjetër përsëri kështu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu