DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Dimalit, solli në vëmendje skandalin me mishin e pulës me salmonelë. Lideri i opozitës theksoi se për këtë skandal nuk ka asnjë të akuzuar sepse është shitur në rrjetet e marketeve të deputetit të PS-së, Vullnet Sina. Kryedemokrati gjithashtu tha se nga ajo salmonelë u sëmur dhe përfundoi në spital edhe kryeministri Edi Rama.
“Për salmonelën nuk ka asnjë të akuzuar sepse është socialist, është deputet. Nga salmonela u sëmur edhe Edi Rama, shkoi në spital. I turpëruar nga mjekët, u tha e kam nga breshka. E kish nga salmonela e Vullnet Sinës. Big Market i shiti. Vullnetin e ka sponsorizues”, tha Berisha.