‘Edhe kërcënimet e shakat që i bën me Luizin’! Kejvina Kthella flet për Jori Dellin!

0

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Muaj më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’nga Kejvina drejt Luizit, ‘Vëllai i Madh’ mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Së fundmi Kejvina ka bërë disa postime në Instastory në lidhje me disa nga banorët e “BBV2” e një prej tyre ishte Jori. Kejvina ka treguar se e mbështet dhe se për të është një nga banoret më me vlerë brenda shtëpisë.

Pastaj kemi Jori Dellin, një super vajzë positive që ska pikë lidhje me djallëzinë e lëpirseve vërdall! Edhe kërcënimet e shakat që i bën me Luizin etj, i ka 100% pa të keq, por thjeshtë kërcen, qesh, loz, kënaqet pa asnjë synim të keq! Jori je bukuria e asaj shtëpie.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi Antoneta u largua këtë të shtunë, teksa Olta hoqi vetë dorë, pasi i mungonte i biri. Nga ana tjetër, 4 ish-banorë hynë përsëri në “BBV”, ku mes tyre ishte edhe Kiara. Në një debat me të, Kristi iu drejtua në një mënyrë jo të bukura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu