Edhe Patozi me “teorinë” e Bashës: Shqipëria tashmë nën pushtetin e Trekëndëshit të Bermudës

0

Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama dominojnë sot skenën politike në Shqipëri, duke formuar atë që ish-kryedemokrati Lulzim Basha e quante “Trekëndëshi i Bermudës”.

Të njëjtën metaforë vendos të përdorë edhe ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, teksa thotë se sot vendi ndodhet nën pushtetin dhe humorin e Trekëndëshit të Bermudës.Ai shprehet në një postim në Facebook, se nëse gjendja nuk do të ndryshojë, “më vjen keq ta them, por ne nuk e meritojmë edhe kaq pak liri sa kemi arritur deri tani”.

Reagimi i Patozit:

PO TË NDIQNIM METAFORËN E LODHUR TË BASHËS…

Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mund të thuhet me plot gojën se Shqipëria është tashmë nën pushtetin dhe humorin e Trekëndëshit të Bermudës, i cili ka plotfuqinë e pakontestuar të përfaqësimit politik.

Të gjithë të tjerët, ose kanë vdekur me kohë, por nuk duan ta pranojnë, ose janë ende gjallë për të zezën e tyre, sepse edhe kur teshtijnë, kanë frikë se mos i prishin qetësinë njërit prej kulmeve te trekëndëshit.

Dhe nëse gjendja nuk do të ndryshojë, më vjen keq ta them, por ne nuk e meritojmë edhe kaq pak liri sa kemi arritur deri tani. Sepse i bie që perspektiva e kësaj shoqërie të reduktohet vetëm dhe thjesht në luftën se cili prej padrinove politikë do të arrijë të ketë hipotenuzën, në një garë ku nuk kanë më rëndësi rregullat, parimet madje edhe arbitrat…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu