Edi Reja gati të vazhdojë aventurë në krye të kuqezinjëve?! Vendoset në nëntor

0

TIRANE – Shqipëria do të luaj në Abu Dhabi ndeshjen e rradhës miqësore përballë Arabisë Saudite, e cia nis përgatitjet e finaleve të botërorit pikërisht ndaj kuqezinjëve më 26 tetor. Për këtë ndeshje, jashtë datave zyrtare të FIFA-s, trajnri Edi Reja ka në dispozicion një kombëtare B, duke qenë se lojtarët kryesorë të saj janë të aktivizuar me skuadrat e tyre në ndeshjet e kampionatit apo ka edhe nga ato që marrin pjesë në kupat e europës.

Në listën e publikuar nga trajneri italien, bien në sy emrat e shumtë që janë përzgjedhur nga kampionati shqiptarë. “Jam i kënaqur që kam marrë lotjarë nga kampionati shqiptarë, bëhet fjalë për emra që u ë i njoh dhe i kam ndjekur. Do të më pëlqente shumë sikur ndonjëri prej këtyre emrave të arrij të japë atë që duhet për të qenë edhe në skuadrën e parë. Edhe ky grubullim mes të tjerave ka këtë qëllim, ti shoh nga afër ti stërvis. Eshtë pak në të vërtetë pasi do të më pëlqente t’i kisha këtu të paktën një javë. Edhe më parë ka patur lojtarë që kanë luajtur në ekipin e parë ndërkohë që aktivizoheshin në kampionatin vendas.”

Sa i përket fazës së fundit të eliminatoreve të Ligës së kombeve Reja i është rikthyer tashmë me një gjykim më të ftohtë duke qenë se ka patur edhe më tepër kohë të reflektojë. “Edhe unë jam shumë i zhgënjyer ashtu si cdo shqiptarë. Objektivi ynë ka qenë kualifikimi për në Europian që kur unë kam marrë drejtimin e kësaj skuadre pasi u bën 3 vite e gjysëm këtu. Këtë objektiv do ta arrinim ndosha nëpërmjet Ligës së Kombeve të fitonim grupin ose të paktën të renditeshim në vendin dytë. Gjithësesi tani është një tjetër shans për të shkuar në europian nëpërmjet eliminatoreve direkte, por ende jemi larg. Unë nuk di nëse do të vazhdoj apo jo, i kam thënë edhe presidentit, të përfundojë kontratën që kam e më pas ulemi dhe bisedojmë, nëse janë kushtet për të vazhduar apo jo. ”

Cështja e të ardhmes së trajneri është sërish një pikë diskutimi ndoshta edhe më tepër se sa ndeshja e rradhës po a do të jetë ai sërish edhe në eliminatoret e ardhshme? “Skuadra jonë është përmirësuar gjatë kësaj periudhe dhe për këtë duhet të biem dakord të gjithë. Kemi patur ndeshje shumë të mira dhe në klasifikimet europiane kemi lënë pas edhe skuadra me emra më të mëdhej. Kështu që nëse do të më ofrohet vazhdimësia pse të them jo?! Sigurisht ëse fillohet një fushatë eliminatoresh qëllimi gjithmonë ai është kualifikimi.”

Nga dita e nesërme kombëtarja shqiptare do të fillojë zyrtarisht grumbullimin ndërkohë që ditën e hënë pasdite do të niset për në Abu Dhabi ku më 26 tetor ndaj Arabisë Saudite do të zhvillojë këtë ndeshje miqësore që është e para në serinë e miqësoreve që kuqezinjtë do të zhvillojnë gjatë kësaj periudhe, pasi në nëntor janë programuar 3 ndeshje ku ende për njërën pritet konfirmim, ndërkohë që më 16 nëntor do të vijë Italia dhe më 19 nëntor po në stadiumin Air Albania do të vijë Armenia për ndeshjen e fundit me gjasë nën drejtimin edhe të trajnerit Edi Reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu