Edukoni dashuri sa nuk është vonë

0

Nga Suela Kalaja, Psikologe

Nje mesuese sapo nisi te shkruaje kush do te jete ai djale 16 vjecar ne te ardhmen ! ? Nje njeri me i mire apo nje kriminel i rendomte ku do lendoje sa ka qene i lenduar.. E nis me kete, tere shqetesimin qe mbaj si prind e profesioniste e shendetit mendor !!!

Nje vajze e re perdhunohet, (mendoj dhe sa te tjera kane heshtur para saj ?!) ,nje adoleshent arrestohet se i gjuajti nje mesuese… Dhunuesit e vertete duan te fitojne pafajesine nga statusi familjar apo profesional apo vete qenia e tyre narciste ku fajin gjithmone e ka tjetri se nuk i kane mesuar ndryshe..!!

Po mire mo , gjykohet ajo vajze “ pse doli, pse piu, pse u lidh.. ? He pra pse ? Ai nxenes pse i gjuajti nje mesuese dhe pse po shtohen sjelljet e dhunshme ?! “

Po ata djem qe aq gjakftohte jo vetem qe kryejne ate akt qe dhemb ne palce e ajo mesuese pas akumulimit te stresit nga nje vend pune ku paguhet per te edukuar ,harron qe kish te bej me nje femije , te mbetur jetim e ndoshta ne njemije probleme psikologjike te mbartura ….Zgjedh nje staf pedagogjik ta lejoi arrestimin e ketij femije dhe harron te pyesi “ pse ndodhi?”

Po po harron se eshte e lodhur ,e zgjedh ta kercenoje e ta preke aty ku s’mban(prindi i vdekur). Ta bej te ndihet me te pa mbrojtur sec vete eshte. Sapo ajo mesuese shtoi mundesine e nje percmuesi ndaj seksit femer apo nje dhunuesi ! Nuk desh ta afronte ate femije, te kuptonte shkakun pse ,por ta percmonte! Nga ai staf pedagogjik do kisha dashur te mblidheshin jo per proteste ndaj nje adoleshenti por per ta ndihmuar kete djale , sjellja e te cilit tregon akumulim te nje dhimbjejeje te brendshme…

Pse ndodh kjo ?

Sepse jemi nje shoqeri aq primitive dhe dime vetem te gjykojme dhe aspak te arsyetojme ! Nxisim dhunen .Ne vend qe te ushqejme dashuri , e vrasim dhe ate pak qe mbetet !!! Jo ,nuk kemi kohe aspak per te kuptuar , apo vleresuar qenesine e dikujt tjeter. Shoqeri toksike dhe narciste e mbuluar ne llumin qe as e verteta s’e pastron dot ! Ligji vepron vetem kur mediat bejne zhurme… Kur duhet te ishin organet kompetente te informonin mediat tani po ndodh e kunderta .

Dhe ne, prinder apo jo ,gati per te bere gjygjtaret gjithmone me fajin ndaj tjetrit ,pa patur rendesi ta kthejme nje here koken nga femija e te kuptojme sa ndikon nje fjale ,nje koment a nje gjykim ne jeten e tij neser . Nuk kemi kohe t’i mesojme femijeve ke te duan , e as si ta perqafoje e dashurine , si te njohin veten e vlerat e verteta sot. Nuk kemi kohe ne e nuk ka kohe as nje mesues per te kuptuar…!!! Justifikojme veten duke fajesuar tjetrin! Jo nuk kemi kohe te falim dashuri e t’i mesojme keta femije qe eshte e thjeshte fare te te lendojne e me pas te te bejne fajtor.

Nje vajze qe duhet te kacavirret per ti shpetuar dhunes se kujt as nuk e mendojne qe nje dite do dilte nje nga ato shume vajza qe mund te kene lenduar qe ta thonte te verteten me ze te larte pa patur frike se do te gjykohet.

Ata njerez qe si te tille vec emertimin kane e qe i kane mesuar qe askush s’mund t’i cenoje per sa kohe kane “pusht”-etin e parase dhe statusit ne krah tyre. Dhe faji eshte i hershem dhe nis pikerisht aty ku “ nje mesues” ka te drejte te te lendoi e te cjerri nje plage femije .Te te bej te ndihesh aq impotent si qenie, te te trajtojne si kriminel qe 16 vjec e mos te trajtojne problemin. per me pas ai djale ta kete fatin te shkruar nga rrjedha e te filloj te besoj qe jeta eshte vete dhuna .Se kush do jete ky femije, e ka ne dore ajo mesuese, ajo psikologe dhe mbi te gjitha ajo nene qe tashme ben dhe babain. Te mendosh kur nje prind a nje mesues e ka shume te rendesishme te mbroje reputacionin e aspak te shqetesohet dhe te ndryshoj fatin e nje qenie duke treguar arsye dhe duke falur dashuri. Edukoni dashuri sa nuk eshte vone!!! Kaq!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu