Efekti Lukaku, bllokohet serveri i Interit, radhë të gjata për një abonim sezonal

0

ITALI- Rikthimi i Romelu Lukakut ka çmendur tifozët e Interit të cilët mëngjesin e sotëm ‘sulmuan’ biletarinë.Koha e pritjes? Mbi një orë radhë për të blerë abonimin e sezonit, edhe nëse duhet theksuar, edhe ditët e mëparshme numrat kishin qenë të larta. Megjithatë, radha kilometrike në faqen zyrtare të Interit është rritur më tej që nga mëngjesi i sotëm. Falë efektit Big Rom dhe dritës jeshile të shumëpritur nga Zhang.

Presidenti i Interit do t’i kërkojë Marottës dhe Ausilios që të përpiqen të marrin një zbritje ndaj kundërpropozimit të bërë dje nga Chelsea (10 milionë plus 2 bonuse) përmes avokatit të Lukakut, Ledure, por nëse përpjekja nuk rezulton pozitive, nuk ka gjasa që numri një të hedhë në erë një marrëveshje që mund të jetë ajo e vitit për disa milionë. Tifozët e Interit janë në qiell dhe gara për abonimet sezonale është edhe më e egër se disa ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu