Efekti zinxhir i rritjes! Taksitë shtojnë koston, qytetarët lënë makinat në shtëpi

0

Një vit më parë, shqiptarët e blinin naftën mesatarisht 155 lekë për litër. Sot, u duhet të paguajnë së paku 100 lekë më shumë për të njëjtën sasi. Vetëm në harkun e 7 ditëve, shtrenjtimi i naftës theu çdo rekord të mundshëm në Shqipëri. Nga 192 lekë në fillim të marsit, në mbi 260 lekë aktualisht. Sektori i parë që u prek ishte transporti. Nga këtu, nisi edhe reaksioni zinxhir i kërkesës për të rritur çmimet, nisur nga vështirësia ekonomike:

“Çmimi i biletës të jetë 80 lekë”. Teksa urbanët kërkojnë rritjen e çmimit të biletës, transporti ndërqytetës tashmë e ka rritur. 50 deri në 100 lekë për çdo linjë, janë ndryshimet e biletave, ndikuar nga rritja e naftës.

Çmimet kanë nisur t’i rrisin edhe taksistët, e megjithëse i druhen faktit se shqiptarët do të ecin më shumë në këmbë këto ditë. Përpos çmimeve, shqiptarët kanë vijuar furnizimet e makinave. Me të njëjtat shuma parash, por këtë herë me më pak litra. Në disa pika të tjera karburantesh, ndihet ulja e xhirove. Jashtë kamerave, pompistët tregojnë se xhiroja ditore ka rënë. Megjithëse kjo nuk reflektohet në rrugët e kryeqytetit, pasi sërish ka trafik. Si konsumatorë të përditshëm të lëndës djegëse, shoferët thonë se një çmim të tillë nuk e kishin imagjinuar kurrë. Në mungesë të një transporti publik cilësor, shoferët e kanë të vështirë të jenë edhe pasagjerë, ndaj kanë nisur të mendojnë format e lëvizjes pa shpenzime:

“Në këmbë ose me biçikletë”.

E duket se do të jetë alternativë e lëvizjes për shumë shqiptarë, përballë çmimit të naftës që pritet sërish të rritet, ndikuar edhe nga bursat ndërkombëtare./Marre nga Panorama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu