Efektivët e policisë ia marrin valles në dasmë. Rrethojnë nusen dhe kërcejnë pa problem

0

 

Në një video të publikuar JOQ Albania, shihen disa persona të veshur si policë që kërcejnë në një dasmë në shkodër. Nuk dihet ende nëse ata janë realisht efektivë policie apo të ftuar në dasmë.

Featured image of article: Me uniformë dhe pistoletë në brez, “efektivët” e policisë “e djegin” në dasmën shkodrane, rrethojnë nusen dhe kërcejnë pa problem.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje çdo ditë që qytetarët të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maska. Madje është ndaluar muzika në lokale pas orës 20:00 si edhe janë vendosur gjoba për pronarët e restoranteve që organizojnë dasma.

Por çfarë ka ndodhur së fundmi në Shkodër?

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, disa persona që të veshur si policë shfaqen kërcyer në një dasmë në Shkodër. Të armatosur dhe të veshur me uniformën e policisë ata kërcejnë dhe nuk respektojnë distancimin social. Ajo që vihet re është se ata kanë vendosur vetëm maska. Por, nuk dihet ende nëse ata janë efektivë policie apo të ftuar në dasmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu